
OKB ngre alarmin e një konflikti të madh pas përshkallëzimit të situatës në lindje të Ukrainës. Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, OKB-ja nënvizoi se "rreziku i një konflikti të madh" në Ukrainë "është real dhe duhet të parandalohet me çdo kusht".
Për Shtetet e Bashkuara, ai i Rusisë nuk ishte vetëm "një sulm ndaj Ukrainës", por "një sulm ndaj sovranitetit të çdo shteti anëtar të OKB-së", i cili "do të ketë pasoja të shpejta dhe të rënda".
“Ne mbetemi të hapur ndaj diplomacisë dhe zgjidhjes diplomatike, por nuk do të lejojmë një gjakderdhje të re” në Donbass, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.
“Ne jemi të përkushtuar në rrugën diplomatike, por jemi në tokën tonë”, është përgjigjur homologu ukrainas, Sergiy Kyslytsya. “Kufijtë – përfundoi ai – nuk do të ndryshojnë”.



