Aplikacioni i ri Quibi raporton 1.7 milionë shkarkime javën e parë

Aplikacioni i ri Quibi raporton 1.7 milionë shkarkime javën e parë

Rreth 1.7 milionë njerëz shkarkuan aplikacionin e ri të transmetimit “Quibi”, vetëm gjatë javës së parë në treg, tha shefja ekzekutive Meg Whitman të hënën në televizionin CNBC.

Quibi, e cila ofron filma, reality-show, episode lajmesh prej 10 minutash ose më pak, u publikua më 6 prill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada me një ofertë 90-ditore falas, thotë "Reuters".

Shkarkimet fillestare tejkaluan madje edhe pritshmëritë e kompanisë, tha Whitman. Shërbimi vetëm për celular është promovuar më së pari për njerëz në lëvizje si udhëtime ose duke pritur në radhë. Drejtuesit e Quibi vendosën të përshpejtojnë publikimin edhe pse njerëzit janë mbyllur në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy