Sot dita e fundit e orës policore, priten masat e reja nga Komiteti i Ekspertëve

Sot dita e fundit e orës policore, priten masat e reja nga Komiteti i Ekspertëve

Dita e sotme shënon edhe ditën e fundit të masave kufizuese të pjesshme që u ndërmorën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, vetëm tre javë më parë. Siç dhe lajmëruan, për tre javë, Shqipëria u mbyll në orën 22:00 dhe u rihap në orën 06:00.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në tre javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftonte MSH.

Por dita e fundit që do të aplikohet ora policore është sot, duke shtuar dyshimet se çfarë masash do të ndërmerren nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në fuqi mbetet mbajtja e maskës në mënyrë të detyrueshme dhe mos lejimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave.

Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.

Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy