Qyteti në Bosnje ku arabishtja është “gjuha zyrtare” e vendasit mund të hyjnë në të vetëm si shërbyes

Qyteti në Bosnje ku arabishtja është “gjuha zyrtare” e vendasit mund të hyjnë në të vetëm si shërbyes

Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme.

Ky qytet ka gjuhë “zyrtare” arabishten, e ku vendasit mund të hyjnë në të vetëm nëse punojnë si shërbyes.
160 shtëpi janë ndërtuar në një enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, transmeton koha.net.

Por shumë vendas të zemëruar thonë se e vetmja mënyrë për të hyrë në atë zonë është duke u punësuar si shërbyes apo pastrues.

Shtëpitë, që tregtohen vetëm në Kuvajt, janë duke u shitur për 150 mijë euro e reklamohen si pasuri në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat, “e njohur për bukuritë që i ka dhuruar Allahu”.
Kompleksi ka siguri shumë të madhe, ka porta e mure shumë të larta. Disa gra qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit me fëmijët e tyre e burrat e tyre janë vetëm vizitorë rasti.

Një punëtor i pasurive të patundshme ka thënë për mediet lokale se pronarët e këtyre shtëpive nuk dëshirojnë të përzihen me vendasit.

“Ata kanë traditat e veta kur vjen puna te veshja, sjellja e lutja, dhe nuk dëshirojnë që njerëzit t’i shikojnë ata”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy