
Një version i ri i koronavirusit, i cili është shpërndarë me shpejtësi, është identifikuar së fundmi në Angli. Sipas BBC këtë e ka deklaruar sekretari i Shëndetësisë Matt Hancoc, i cili tha se 60 autoritet lokale kanë rregjistruar infeksione nga koronavirusi i ri.
Sipas sekretarit Organizata Botërore e Shëndetësisë është lajmëruar për këtë, ndërkohë që shkencëtarët e Anglisë po hetojnë.
Ai tha se nuk mund të deklaroj nëse është apo jo efektive vaksina për këtë koronavirus të ri. Këto deklarata sekretari i vendit i bëri në parlamentin e vendit, ndërkohë që konkretisht është shprehur:
"Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1.000 raste me këtë variant kryesisht në Jug të Anglisë megjithëse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme.”



