
Qytetarët e Korçës kanë vendosur ta kalojnë Ditën e Verës pranë familjes së tyre duke gatuar dhe shijuar ushqimet tradicionale të kësaj feste si kulaçi me lekun e fatit, byrekët, vezët e ngjyrosura etj.
Ndërkohë qytetarët e Pogradecit, e kanë pritur 14 Marsin duke ndezur zjarre.
Korrespondentja Elsa Xhindole tha përmes një lidhje me studion e MCN Live se amvisat e Ersekës kanë zhvilluar një panair të vogël me ushqimet tradicionale të zonës.



