Afganistani njofton shkëmbimin e të burgosurve me SHBA

Afganistani njofton shkëmbimin e të burgosurve me SHBA

Qeveria talebane e Afganistanit njoftoi se Shtetet e Bashkuara tw Amerikws do të lironin një të burgosur afgan në këmbim të dy të burgosurve amerikanë, pas diskutimeve të gjata të ndihmuara nga Katari dhe një ditë pasi Donald Trump mori detyrën.

“Një luftëtar afgan, Khan Mohammed, i burgosur në Amerikë është liruar në këmbim të shtetasve amerikanë dhe është riatdhesuar në vend”, tha Ministria e Punëve të Jashtme afgane në X, duke specifikuar se burri po vuante një dënim të përjetshëm në Kaliforni pasi u arrestua gati dy dekada më parë.

Ministria nuk identifikoi shtetasit amerikanë dhe nuk specifikoi se sa prej tyre ishin liruar. Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talebane, konfirmoi se dy amerikanë ishin liruar, por nuk pranoi t’i identifikonte.

CNN dhe New York Times raportuan të dielën se amerikanët Ryan Corbett dhe William McKenty u dorëzuan dhe po ktheheshin në shtëpi të martën, të shkëmbyer me anëtarin taleban afgan Khan Mohammed, i cili u dënua në vitin 2008 për akuzat për narko-terrorizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy