Tramp deklarohet i pafajshëm/ Hetimet vijojnë, gjykata nuk i vendos asnjë kufizim

Tramp deklarohet i pafajshëm/ Hetimet vijojnë, gjykata nuk i vendos asnjë kufizim

Ish presidenti amerikan Donald Trump që sot feston ditëlindjen e tij të 77 është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara. Vetëm disa orë pas paraqitjes së tij në gjykatën Federale në Miami së bashku me ekipin e avokatëve mbrojtës dhe ish ndihmësin e tij të ngushte Walt Nauta ndaj të cilit rendojnë 6 akuza, Trump u deklarua i pafajshëm për 37 akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërsa gjykata nuk vendosi asnjë kufizim ndaj Trump duke i lejuar si udhëtimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Pas përfundimit të seancës ish presidenti Trump u prit nga një grup protestuesish të cilët tentuan që t’i afroheshin teksa iu drejtua autokolonës së tij me të cilën u largua drejt një restoranti në Miami ku e prisnin një sërë mbështetësish. Teksa Trump largohej një nga avokatët e tij Alina Habba tha për mediat e pranishme se akuzat ishin të nxitura politikisht. "Ne jemi në një pikë kthese në historinë e kombit tonë, ndjekja penale e një kundërshtari kryesor politik është si ajo që shihni në diktatura si Kuba dhe Venezuela. Ajo që po i bëhet Presidentit Trump duhet të tmerrojë të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha Habba. Pas largimit nga gjykata drejt klubit të tij të golfit në Bedminster New Jersey Trump iu drejtua mbështetësve të tij duke thënë se kishte çdo të drejte ti mbante dokumentet e klasifikuara ashtu pasi nuk kishte pasur mundësi që t’i kalonte të gjitha nëpër kuti duke shtuar se do të vazhdojë garën për president ku nuk munguan as një sërë akuzash kundër presidentit Joe Biden dhe ish rivales se tij Hillary Clinton. Pas fjalimit të Trump nuk mungoi as urimi në kor nga mbështetësit e tij për ditën e lindjes. Sipas ekspertëve këto akuza penale mund të çojnë në disa vite burg nëse arrihet në dhënien e një dënimi. Megjithatë Trump është zotuar se do të vijojë garën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy