Qiraxhi: Qytetarët ia dolën ta sjellin Ramën me këmbë në tokë

Qiraxhi: Qytetarët ia dolën ta sjellin Ramën me këmbë në tokë

Nga protesta e 13-të para Kryeministrisë, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, deklaroi se qytetarët ia kanë dalë ta ulin Ramën me këmbë në tokë.  

 

Në këto 13 ditë ne kemi kuptuar që Rama kërkon të qëndrojë në narrativën e tij. Por nga ana tjetër qytetarët ia kanë dalë ta sjellin me këmbë në tokë. Mbani parasysh heqjen e kangjellave nga Zvërneci, shkarkimin e zinxhirit drejtues të policisë së Vlorës, fundin e ligjit për investimet strategjike apo operacionin e sotëm të SPAK.

 

Qiraxhi tha më tej se fijet e rrënjëve duket se i lidhin të dy kahet politike, ndërsa në lidhje me takimin përmbledhës që PS po mban vetëm pak metra nga protesta, u shpreh: 

 

Sa herë diktatorët janë në vështirësi zgjedhin antimitingjet. 

 

Qiraxhi tha se protestuesit po kërkojnë të nxirret jashtë skenës politike gjenerata e vjetër. 

 

Kjo është një lëvizje jopolitike. Edhe vetë Berisha pavarësisht tentativës për t’i penguar demokratët, ata erdhën në shesh. Kjo thekson atë që protestuesit po kërkojnë. Një gjeneratë e tërë e elitës politike që duhet të spostohet. Qytetarët e kanë kuptuar që çmontimi i figurave të Ramës dhe Berishës mund të çlirojë energji të reja dhe të ndërtojë një Shqipëri ashtu siç ne të gjithë e dëshirojmë. Kjo është një nga protestat me artikulimin më të qartë politik. Targeton kryeministrin, opozitën e rrënuar por edhe sektorë të tjerë të shoqërisë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy