‘Territorialja’ në Kuvend/ Berisha: Po shuani bashkitë me një votë. Balla: Ju doni të kapni ndonjë votë, ne duam BE-në

‘Territorialja’ në Kuvend/ Berisha: Po shuani bashkitë me një votë. Balla: Ju doni të kapni ndonjë votë, ne duam BE-në

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga debate të ashpra dhe tensione të larta lidhur me shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për Reformën e Re Administrativo-Territoriale. 

 

Kjo reformë, e propozuar nga Partia Socialiste, synon të ndryshojë hartën lokale duke reduktuar numrin e bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 prej tyre.

 

Diskutimet e sotme në parlament u zhvilluan në dy fronte kryesore. 

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm, Arbjan Mazniku, mbrojtën me forcë projektligjin. 

 

Ata argumentuan se reduktimi i njësive vendore afron strukturën administrative me standardet e Bashkimit Evropian, rrit efiçencën dhe garanton shërbime publike më të mira për qytetarët. Balla hodhi akuza ndaj opozitës duke u shprehur: “Dallimi mes nesh dhe jush është që ju interesoheni për kryetarin e bashkisë, ne për qytetarin”. 

 

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla theksoi se përmes shkrirjes së bashkive synohet forcimi i tyre dhe përafrimi me standardet europiane.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla lidhi reformën me detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe me nevojën që bashkitë në vend të jenë më të afta për të realizuar sa më shumë projekte.

 

Ju thoni 100 ne themi më pak. Sot shpenzimet vendore janë 3 herë më shumë. Buxheti vendor, por ju bëj edhe një surprizë, 10 miliardë euro do të jetë buxheti i vitit 2027, ku bashkitë janë përfituese. Ja pra qeveria vendore i ka dhënë më shumë mbështetje nga sa i jepnit ju në pushtetin vendor. Katër herë më shumë mblidhen sot të ardhura nga bashkitë, nga sa mblidheshin në kohën tuaj.

Prandaj do ta ndryshojmë drejtimin e bashkisë, për ta kthyer atë në interesin e qytetarëve. Pas anëtarësimit në BE, bashkitë do të hyjnë te mekanizmat e kohezionit. Ju doni të kapni ndonjë një votë kurse ne duam që të jemi gati të konkurrojmë për standardet e BE. Ne duam që të mos humbim asnjë qindarkë.

 

 

Për shkak se për miratimin e reformës nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, vëmendja u përqendrua te deputetët socialistë si Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët kishin shprehur rezerva ose kishin votuar kundër draftit në mbledhjet e grupit. 

 

Gjatë seancës, deputeti Vullnet Sinaj ndryshoi qëndrimin e tij duke deklaruar mbështetjen për hartën e re, ndërsa Erion Braçe vijoi të mbante qëndrim kritik. 

 

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë e kanë kundërshtuar në bllok nismën. 

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e quajti hapin e qeverisë si një “ekzekutim të 15 bashkive” për interesa të pastra elektorale të Edi Ramës dhe kërkoi që variantet e ndryshme të hartës, ajo e PS me 46 bashki dhe e PD me 100, të shkojnë në referendum.

 

Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet! Kjo është hakmarrje politike ndaj qytetarëve. 

Ju tregoni së pari se jeni në verbëri të plotë, ju nuk njihni realitetin. Po në qoftë se ju prekni sadopak nga realiteti i këtij vendi, konstatoni se në të gjitha zonat ku hiqen komunat dhe bashkitë, investimet zbritën në zero. 

Ju harroni, s'ju intereson sigurisht, se komunat dhe bashkitë apo njësitë e qeverisjes vendore janë njësi zhvillimi, investimi jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ju i hoqët ato dhe po të dilni jashtë unazës së Tiranës, investimet janë afërsisht zero. 

Shkoni kudo që hiqen bashkitë dhe komunat, investimet ranë në zero. 

Distanca në kilometra nuk është kaq, po po të kesh parasysh rrjetin rrugor është absolutisht kaq. Si e bëni ju këtë? Aq më tepër kur këtu ka disa tendenca, Edi Rama u përpoq t'i përçajë komunitetin në Pukë, po pukjanët janë të mençur, janë punëtorë. Bëri gjithçka t'i kundërvejë myslimanët kundër katolikëve. Po po! Për të shtuar, mos mbaj atë zhvilloje këtu. Për të shtuar me turp siç është, se as myslimanët, as katolikët e mbështetësit të Fushë-Arrëzit nuk e votuan. 

Kjo është hakmarrja, që ta dini domethënë. Ja pse hakmerret me Fushë-Arrëzin, i cili ka qenë epiqendër në të gjitha kohërat.

 

 Nga ana tjetër, Tedi Blushi nga PL lëshoi thirrje të forta duke e cilësuar projektin si një "akt mafioz, diktatorial dhe antikombëtar" wë synon shpopullimin dhe zbrazjen e qëllimshme të zonave rurale. 

 

Opozita kërkoi edhe heqjen e pikës nga rendi i ditës, por kjo kërkesë u rrëzua nga votat e mazhorancës. 

 

Paralelisht me debatin brenda sallës, jashtë Parlamentit u zhvillua një protestë e tensionuar.

 

Qytetarë të shumtë dhe banorë të bashkive që preken nga shkrirja u mblodhën për të kundërshtuar projektligjin, me frikën se largimi i institucioneve do t'i lërë pa shërbime bazë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy