
Aludimet për zgjedhjen e mundshme dhe kandidimit të Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare, për analistin Neritan Sejamini, janë të vërteta. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Sejamini, dha mendimin se po bëhet një kryesi për t’i shërbyer Bashës. "Po bëhet një kryesi për ti shërbyer Bashës, 90%. Ajo nuk është kryesi, kur ishte kjo kryesi deri tani? Ju po bëni letrat për Bashën, ai është i paracaktuar, mendova që ishit ndryshe ju".



