Izraeli sulmon objektivat e Hamasit në Gaza, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur

Izraeli sulmon objektivat e Hamasit në Gaza, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur

Ushtria izraleite ka kryer sulmin më të madh ajror në Gaza, që prej luftës së vitit 2014, teksa militantët e Hamasit kanë hedhur disa raketa në territorin e Izraelit.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se dy persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm ajror në qytetin e Gazës. Tre izraelitë u plagosën nga një raketë në Sderot.

Objektivat e Izraelit përfshinin një shtab të batalionit dhe një strukturë trajnimi të përdorur nga Hamasi, tha ushtria e saj.

Izraeli ka thënë se ka sulmuar objekte ushtarake dhe ka paralajmëruar civilët në Gaza që të mbajnë distancë nga disa pjesë të qytetit.

Zyrtari i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus tha se sulmet e fundit kanë goditur rreth 40 caqe të Hamasit, duke përfshirë tunele, qendra logjistike dhe një shtab ushtarak.

Conricus tha se përshkallëzimi ka ardhur si pasojë e sulmeve me raketa të Hamasit dhe dhunës përgjatë kufirit.

Por dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se një sulm izraelit kishte goditur një ndërtesë të zbrazët në Gaza dhe se viktimat ishin kalimtarë.

IDF tha se dhjetëra raketa u qëlluan nga Izraeli nga brenda Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka thënë se një palestinez 15-vjeçar është vrarë gjatë protestave më 13 korrik përgjatë kufirit të Gazës, ndërkaq një 20-vjeçar po ashtu ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Palestinezët në Gaza për muaj të tërë janë duke organizuar protesta përgjatë kufirit me Izraelin.

Që prej se protestat nisën më 30 mars, të paktën 141 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy