
Inceneratori i Tiranës pas sekuestros tashmë ka të regjistruar edhe personat nen hetim. Janë vartësit e Erjon Veliajt, kryesisht anëtarë të komisionit të ofertave. Lidhur me këtë çështje, gazetari Xhevair Zhabina në ‘MCN Live’ u shpreh se Prokurori duhet të dilte me një vendim pasi po i vinte fundi afatit hetimor.
Ai tha se ky është një hetim i vonuar pasi kanë kaluar 5 muaj për të dhënë këto urdhër-arreste. Sipas tij, SPAK duhet ti kishte hetuar të tre inceneratorët bashkë, pasi kemi të bëjmë me të njëjtët persona të përfshirë të cilët kanë prodhuar këtë kontratë të paligjshme.
Në fakt këto janë prova të reja që i bashkëngjiten fraksionit që ka hapur SPAK për inceneratorin e Tiranës. Kanë dalë me një vendim për këta 15 persona dhe ka hapur një dritare të re të kësaj çështje, ende nuk ka procedim të regjistruar për një person konkret dhe provat që ka nxjerr sot Kryemadhi do ti bashkohen këtij hetimi. Thelbi është inceneratori i Tiranës.
Procedura njeh se ai duhet të hapë dhe një fraksion për të tjerë persona që mund të kenë abuzuar për këtë skemë. Është një hetim i vonuar me ato çfarë kam lexuar në dosje dhe dokumente, dosja e pardjeshme e SPAK s’ka asnjë ndryshim me shumë gjëra të vogla lidhur me atë të sekuestrimit dhe se kuptoj pse prokurori i çështjes ka vonuar 5 muaj për të dalë me një vendim për urdhër arrestet.
Më tej ai shtoi se Simixhiu dhe Tusha janë marrë në pyetje por kanë lënë jashtë fokusit shumë pikëpyetje të mëdha që ne kemi me këtë çështje ku një nga pikat që Tusha duhet të jepte përgjigje është pse kjo pikë nuk kaloi në këshillin bashkiak dhe këtë se gjej të pasqyruar.
Deri në këtë fazë nuk sqarohet dhe ajo që bën përshtypje është fragmentarizmi i këtij hetimi. E gjithë kjo histori rrotullohet rreth disa personave dhe të duket çudi tani pse prokuroria si bashkojë bashkë të tre inceneratorët për ti hetuar, çfarë argumenti do jap SPAK për këtë. Këta persona kanë bashkëpunuar me njeri tjetrin, por këta persona SPAK e ka këtë fakt dhe si pasojë kanë prodhuar këtë kontratë të paligjshme.
Në rastin e ministrisë mjedisit, Zhabina tha se po të shohësh të gjithë hierarkinë që është marrë me këtë institucion është vendosur masë sigurie për të, ndërsa në rastin e bashkisë ke shkëputje të zinxhirit janë ndalur te Simixhiu dhe Tusha.
Kam përshtypjen se tre vite janë shumë. Mediat kishin tre vite që shkruanin se kush janë përfituesit e kësaj dhe vetëm SPAK se dinte dhe në fund fare vendosi të shkojë me ata persona që kishte dhënë media.
Lidhur me akuzat e ngritura nga Kryemadhi ditën e sotme,. Zhabina u shpreh ishin korrupsion, shkelje kriminale, grup i strukturuar kriminal, por që sipas tij dhe kjo do të hajë atë kohën e vetë.
SPAK na ka treguar se për incenearatorin e Tiranës hetimet kanë ecur me hapin e breshkës. Por ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori është se ku kanë shkuar paratë, për aq sa ka zgjatur kontrata është rreth 120 mln euro dhe vetëm gjatë kohës që SPAK e ka pasur këtë çështje në hetim nga buxheti i shtetit kanë dalë 35 mln euro.
Vazhdonin të paguheshin para nga buxheti i shtetit dhe vetëm pas 3 vitesh vendoset të ndërhyhet, dhe janë rreth 40 mln euro që Zoto dhe Mërtiri duket se i kanë nxjerr jashtë Shqipërisë dhe pikëpyetja më e madhe mbetet nëse këto para do i kthehen shqiptarëve apo jo.
E gjithë kjo është në dorë të prokurorëve të çështjes. Sa më shpejt të ecet me këtë çështje aq më mirë por me dosjen e inceneratorit të Tiranës SPAK ka treguar të kundërtën dhe pse aty cënohej më shumë interesi publik. Kështu që është nga ato çështje që ka më shumë të përfshirë dhe sigurisht duam apo jo SPAK e ndjen presionin politik, nuk është çështje shumë e lehtë për të, por prokurori i ka dalë për zot kësaj çështje.



