Nis nesër sesioni i ri Parlamentar, betohen deputetët dhe zgjidhet kreu i ri i Kuvendit

Nis nesër sesioni i ri Parlamentar, betohen deputetët dhe zgjidhet kreu i ri i Kuvendit

Nesër Kuvendi i Shqipërisë nis punën për legjislaturën e X të tij. Përmes 2 seancave, 1 paradite në orën 10 dhe tjetra pasdite në orën 17, pritet betimi i 140 ligjvënësve të rinj si dhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit.

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit mbledhja e parë do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.

Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Me shumë mundësi seanca e 10 shtatorit do të drejtohet nga Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë në këtë legjislaturë të Kuvendit.

Ndërkohë duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk do të lejohen gazetarët dhe kamerat.

Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se mbledhja e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e premte, datë 10.09.2021, ora 10:00. Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Me rastin e fillimit të Legjislaturës së X të Kuvendit dhe sesionit të parë të kësaj Legjislature, uroj të kemi një bashkëpunim të suksesshëm. Zyra e Shtypit dhe shërbimet e Kuvendit do të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për të rritur transparencën e bashkëpunimit me median, në mënyrë që publikut e qytetarëve t’u ofrojmë informacion të plotë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy