Zyrtari amerikan në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës (VIDEO)

Zyrtari amerikan në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës (VIDEO)

Çështja Tahiri vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve jo vetëm në politikën shqiptare por edhe mes përfaqësuesve diplomatikë. Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian deklaroi në Vjenë se “korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë.”

Kamian nuk haroi pa përmendur edhe çështjen më të nxehtë në Shqipëri, të hetimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimi Tahiri. “Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”- tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.

Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë theksoi edhe çështjen voluminoze për hetimin e ndikimit të qeverisë në zgjedhje nëpërmjet punësimeve në administratë. “Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”0 tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE.

Zyrtari amerikan deklaroi se “duke iu referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”. 

 

pergjigja osbe

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy