BE: Kontrolle sigurie për udhëtarët pa viza

BE: Kontrolle sigurie për udhëtarët pa viza

Komisioni Evropian kërkoi kontrolle shtesë të sigurisë për vizitorët në Evropë, duke propozuar një sistem online të ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që merr në shqyrtim udhëtarët pa viza si pjesë e përpjekjeve për të marrë masa të ashpra kundër terrorizmit dhe imigracionit të paligjshëm.

Të dyshuarit për terrorizëm në sulmet e Parisit dhe Brukselit ishin në mesin e më shumë se një milion emigrantëve dhe refugjatëve që kaluan kufijtë e Evropës vitin e kaluar, duke bërë që udhëheqësit e BE-së të rivendosin fokusin në sigurinë e kufijve të jashtëm për rajonin pa pasaporta të zonës Shengen.

Nën një sistem të ri prej 212 milionë euro, që mund të hyjë në funksion në vitin 2020, udhëtarët nga lista e vendeve pa viza të Bashkimit Evropian do të duhen të marrin leje me anë të një sistemi të automatizuar online dhe të paguajnë një tarifë prej pesë eurosh para se të hyjnë në ndonjë nga 26 vendet e zonës Shengen.

“Kostot operative për Sistemin Evropian për Autorizimet dhe Informacionet e Udhëtimit (ETIAS), që vlerësohen në një mesatare vjetore prej 85 milionë euro, do të mbulohen nga të ardhurat  e tarifës pesë euroshe”, tha komisioni.

“ETIAS-ja është pjesa që mungon për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së”, tha komisioneri i BE-së për  Migrimin,  Dimitris Avramopoulos  për gazetën e përditshme gjermane “Die Welt”.

Në bazë të sistemit, vizitorët do të duhet të japin të dhënat personale, identifikimin dhe do t’u përgjigjen pyetjeve, të cilat do të verifikohen në bazat e të dhënave të sigurisë së BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy