
Fëmijët mund të mbartin koronavirusin në hundët e tyre deri në tre javë, sipas një studimi nga Koreja e Jugut.
Studimet e hershme kanë zbuluar se shumica dërrmuese e fëmijëve me virus kanë simptoma të lehta ose janë pa simptoma.
Por këto zbulime hedhin dritë mbi pyetjen e pazgjidhur se sa ka të ngjarë që fëmijët të përhapin virusin tek të tjerët.
Studimi thekson rolin e vazhdueshëm të distancës sociale dhe higjenës së mirë ndërsa fëmijët do të kthehen në shkollë.
Presidenti i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, Prof. Russell Viner shpjegon se ekzistojnë tre pyetje të ndara, por njëkohësisht që lidhen me fëmijët dhe Covid-19:
A e marrin fëmijët virusin?
Sa rëndë e marrin virusin?
A ua kalojnë të tjerëve?
Ndërsa ne e dimë me siguri që fëmijët mund të kapin virusin, Prof. Viner thotë se të dhënat nga testet e gjakut të antitrupave sugjerojnë se ato mund të jenë më pak të ndjeshme për kapjen e tij sesa të rriturit - veçanërisht fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Dhe shkencëtarët janë shumë të sigurt se fëmijët kanë më pak të ngjarë të sëmuren sesa të rriturit edhe nëse e kapin atë, të mos kenë shenja. Këtë e konfirmon studimi britanik, botuar të premten.
Pyetja e tretë është ajo për të cilën ne dimë më pak dhe përpjekja e studimit e Koresë së Jugut ishte pikërisht për të zbuluar diçka më shumë.
Çfarë thotë studimi i Koresë së Jugut?
Studimi, i bazuar në 91 fëmijë, zbuloi se edhe në mesin e atyre me pak ose aspak simptoma, virusi mund të gjendej në shtupën e tyre edhe tre javë më vonë.
Fakti që ata kishin virus të zbulueshëm në hundët e tyre, autorët arritën në përfundimin se ata mund ta kalonin atë tek të tjerët.
Mënyra se si Koreja e Jugut testoi, gjurmoi dhe izoloi raste, madje edhe ato pa simptoma tregon unitetin e këtij studimi.
Pasi të kishin identifikuar dhe izoluar rastet, pacientët u testuan në mënyrë të përsëritur derisa të pastrohej virusi.
Prandaj, studimi ishte në gjendje të na jepte disa informacione të reja në lidhje me fëmijët si bartës të virusit dhe aftësinë e tyre të mundshme për ta përhapur atë tutje.
Ashtu si studimet e tjera, edhe ky studim lë vend për enigma.
Vetëm se virusi gjendet në hundën e një fëmije nuk vërteton përfundimisht se ata po e transmetojnë atë në të njëjtën normë si të rriturit.
Dr. Roberta DeBiasi, shefe e departamentit të sëmundjeve pediatrike në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, tha që do të ishte "jologjike të mendosh se fëmijët nuk kanë ndonjë rol në transmetim" duke pasur parasysh se ata bartin virusin.
Por profesori i shëndetit të fëmijëve në Universitetin e Liverpool, Prof. Calum Semple tha: "Prania e materialit gjenetik të virusit në tamponët në traktin respirator nuk ka pse të barazohet me transmetimin, veçanërisht tek njerëzit që nuk kanë simptoma të rëndësishme të tilla si kollitja dhe teshtitja."
Pra, a mund të nxjerrim një përfundim?
Logjika dikton që te të dy fëmijët dhe të rriturit, njerëzit me pa, ose me pak simptoma - të cilët nuk kolliten dhe nuk përhapin virusin në ajër - ka të ngjarë të jenë më pak infektues, dhe fëmijët zakonisht marrin raste më të lehta të sëmundjes.
Por një numër i konsiderueshëm i njerëzve pa simptoma ende mund të ketë një efekt të dukshëm në shkallën e infeksionit.
Dhe, siç thekson Prof. Viner, mbajtja e shkollave të mbyllura nuk është as neutral, por paraqet grupin e vet të rreziqeve - për zhvillimin, arsimimin dhe shëndetin mendor të fëmijëve.
Ndërsa rreziku i saktë që paraqesin fëmijët mbetet një pyetje e hapur për momentin, përgjigjja e tij do të jetë jetike për kontrollimin e shpërthimeve në të ardhmen.
Dr. DeBiasi beson se ndërsa "shumica dërrmuese e fëmijëve të infektuar kanë sëmundje të lehtë ose pa shenja", ata mund të luajnë një rol "të rëndësishëm" në mundësimin e përhapjes së infeksionit nëpër komunitete./bbc/



