Basha marrëveshje me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm

Basha marrëveshje me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, me të cilën ka firmosur dhe një marrëveshje. Basha tha se është një angazhim i përbashkët në mbështetjen e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Kreu i PD theksoi se ky biznes është shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë dhe se PD është shtëpia e sipërmarrjes së lirë.

Takim që konkludon vite bashkëpunimi dhe qëndrimi krah njëri-tjetrit. Nuk ka nder dhe kënaqësi më të madhe sesa ta nisim me këtë partneritet me biznesin, me sipërmarrjen e në veçanti me sipërmarrjen e vogël e të mesme që përbën 98.5% të sipërmarrjes shqiptare. Ju jeni një pasuri, një thesar, ju jeni forca që lëvizi vendin më të varfër të Europës në vitet 90’ nga një varfëri ekstreme që mund të krahasohej vetëm me vendet më të varfra të Afrikës.

Ju jeni pra shpirti i sipërmarrjes, shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë. Asnjë shoqëri europiane nuk ka ecur përpara pa i dhënë sipërmarrjes së mesme dhe të vogël vendin që i takon. Qëllimi kryesor i Shqipërisë, qëllimi kryesor i shqiptarëve pa dallim bindjes politike është anëtarësimi në Bashkim Europian.

Ky është objektivi kryesor i Partisë Demokratike. Sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian do të garantojë njëherë e përgjithmonë që kurrë të mos përsëritet një cikël 8-vjeçar apo qoftë edhe 4-vjeçar si ky që do lëmë bashkë pas me datë 25 prill. Një cikël pasigurie, terrori, masash të njëpasnjëshme që kanë goditur në palcë ekonominë duke goditur në veçanti sipërmarrjen e vogël”, u shpreh Basha.

Më tej duke akuzuar qeverinë Rama, Basha theksoi se sot jemi në një krizë të thellë ekonomike që është produkt i 8 viteve dështimesh dhe vendimesh anti-biznes.

Sot jemi në një situatë ku 3, 4 apo 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë por që jam i bindur që pa shtetin nuk hapin dot një kioskë jo më biznes, janë oligarkë që jetojnë si shushunja në biznesin e ndershëm, mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë dhe kemi gjithë botën tjetër të biznesit që mezi po pret çlirimin me datën 25 prill.

Dhe kam kënaqësinë që disa nga aspektet kryesore të çlirimit të klimës pozitive ekonomike, të zhvillimit që do të pasojë, t’i njoftojmë sot në këtë paketë, në këtë marrëveshje me Shoqatën e biznesit të Vogël e të Mesëm të Shqipërisë dhe Partinë Demokratike. Një angazhim të përbashkët në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri”, deklaroi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy