Urgjenca Kombëtare: Koha t’i themi stop vdekjeve nga aksidentet, në 2020 humbën jetën159 persona

Urgjenca Kombëtare: Koha t’i themi stop vdekjeve nga aksidentet, në 2020 humbën jetën159 persona

Urgjenca Kombëtare me anë të një statusi ka bërë me dije se 2020 ka qenë një vit i trishtë përsa i përket aksidenteve me pasojë humbjen e jetës. Kjo në një kohë kur për disa muaj vendi ka qenë i izoluar për shkak të koronavirusit dhe nuk është lejuar lëvizja e automjetev.

Sipas Urgjencës Kombëtare shifrat janë të ngjashme me ato të luftës, pasi në 2020 humbën jetën 159 persona për shkak të aksidenteve. Ndërkohë për shkak të koronavirusit ndërruan jetë 1261 persona.

STATUSI NGA URGJENCA KOMBËTARE

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

Aksidentet rrugore janë “VRASËSE”  ‼ 6248‼ Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën  1261 persona.

Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën  159 persona.

Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi patur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 2631 aksidente.

Durrës: 576 aksidente.

Berat: 328 aksidente.

Elbasan: 458 aksidente.

Fier: 442 aksidente.

Gjirokastër: 167 aksidente.

Korçë: 359 aksidente.

Kukës: 50 aksidente.

Lezhë: 297 aksidente..

Shkodër: 85 aksidente.

Vlorë: 803 aksidente.

Dibër: 52 aksidente.

‼Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy