Aktorja Natalie Martinez, "ylli" në ngjitje

Aktorja Natalie Martinez, "ylli" në ngjitje

Karriera hollivudiane dukej larg për Natalie Martinez e cila kishte plane të tjera për jetën.

Por, këto ditë Martinez është duke luajtur role të rëndësishme si Hugh Jackman në thrillerin shkencor të Warner Brothers, Reminiscence.

Jeta e Martinez është midis Los Angelosit dhe Miamit, ku ajo është në plazh në fundjavë dhe në sete gjatë javës.

Në lidhje me bashkëpunimin e saj me aktorin e ndjerë Chadwick Boseman në filmin “Message from the King” në 2016, ajo e cilësoi atë si një mëshirim të një zotërie.

“Ai ishte mëshirimi i një zotërie. Rrija me qejf sa herë që isha me të sepse ai ishte aq i përulur, kaq i ëmbël dhe gjithmonë kaq i mirë”, tha ajo për Boseman, cilin e njihte dhe nga shoqëria e përbashkët.

Pa asnjë trajnim, Natalie mësoi të bënte më së miri punën e saj dhe të siguronte role të rëndëishme në filma të njohur.

Ajo fillimisht luajti në “Fashion House” ku luajti rolin e stilistes sipërmarrëse Michelle Miller.

“Ne xhiruam 65 episode në 65 ditë. Ky ishte seriali që unë u dashurova me aktrimin”, shprehet ajo.

Mesa duket ndjenja ishte reciproke. Në vitin 2008 ajo fitoi rolin e saj të parë në një film me metrazh të gjatë “Death Race”, ku luajti krahë aktorit të njohur Jason Statham.

Dy vite më vonë ajo luajti dedektiven Ariana Sanchez në “Detroit 1-8-7”.

Pas këtij filmi ajo fitoi sërish një rol dedektiveje në “CSI: NY and Under the Dome”.

Ajo u rrit e rrethuar nga tregimtarë dhe familja e saj kishte në pronësi një dyqan berberi.

“Unë isha gjithë ditën jashtë shtëpisë, isha ai fëmija që pinte ujë nga zorra e ujit”

Në shkollën e mesme ajo punoi me kohë të pjesshme në spitalin Mercy të Miamit dhe vuri synim vetes për tu bërë një mami ose infermiere.

Por një ditë mamaja e saj pa një fletë ku kërkoheshin modele për linjën e re të veshjeve të Jennifer Lopez.

Natalie nuk ishte e interesuar, por mori pjesë vetëm për të qetësuar mamanë e saj. Përfundimisht ajo u zgjodh nga 6000 persona në të gjithë vendin.

Më pas ajo u transferua në Los Angelos për një fotoset, por qëndroi për gati 20 vjet.

Megjithëse puna e modelimit u rrit ndjeshëm, në vitin 2006 ajo hoqi dorë dhe filloi punë në një dyqan patinash.

“Isha shumë me fat që pata atë fillim sepse më hapi dyert shumë lehtë. Është e vështirë të kalosh nëpër ato dyer. Është e vështirë të qëndrosh në ato punë.

Isha 17-18 kur u punësova. E përgëzoj veten time të re që pata atë mundësi dhe kam punuar vërtetë shumë në përpjekje për të nxjerrë diçka prej saj.”

Puna e palodhur, bukuria, talenti dhe vetëm pak fat, këto janë shtyllat kryesore të historisë së Natalisë.

Që e vogël ajo i kërkoi nënës së saj që të fillonte kurs karateje, por nëna e saj mendoi se ajo ishte shumë gjë e egër për të.

“Nëna gjithmonë më thoshte që pendimi që ka është që nuk më futi në kursin e karates.

Megjithëse nuk kam rrip të zi, prapë jam e trajnuar në Muay Thai dhe boks. Është diçka që unë gjithmonë dëshiroja që fëmijë, por përfundova ta bëja e rritur.”

Është e panevojshme të thuhet, por ajo bën marifete të ndryshme në skena lufte.

Sigurisht ajo ka luajtur shumë role policësh, por nëse doni të shikoni maksimumin e saj, shihni filmin Kingdom ku ajo luan një luftëtare MMA.

“Do të më pëlqente të isha e para femër James Bond. Do të ishte mahnitëse”, qesh ajo kur pyetet se cili do të ishte roli ideal sipas saj.

Ajo mund të mos jetë akoma një superheroinë, por ajo në Hollywood është një producente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy