Autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme, arrestohen 2 persona në Shijak

Autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme, arrestohen 2 persona në Shijak

Policia ka arrestuar dy persona në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.

Në prangat e policisë kanë rënë E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç.

Dy të arrestuarit së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës para pak ditësh kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Njoftimi i policisë: Shijak, Durrës

Autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy