Rama: Në fund të mandatit të tretë paga mininale 40 mijë lekë (VIDEO)

Rama: Në fund të mandatit të tretë paga mininale 40 mijë lekë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”. Rama deklaroi se deri në fund të mandatit të tretë të qeverisë socialiste paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë. Ndërsa theksoi edhe njëherë se në 1 Janar do të hiqet taksa për të gjithë ata që paguhen nën 40 mijë lekë. Rama u shpreh se PS ka një plan konkret dhe jo një menu dëshirash të miletit “ta hajë kush ta hajë”.

Plani ynë i veprimit është një plan qeverisës. Programi i tyre elektoral është një menu dëshirash të miletit “ta hajë kush ta hajë”. Si gjithmonë. Ne kemi sot në planin tonë atë që do të bëjmë dhe do të bëjmë nesër atë që themi sot. Kemi një program qeverisës “Shqipëria 2030. Jo një plan për të joshur elektoratin. Ata ulin sigurimet dhe rrisin pensionet. Ne i duam votat për të vazhduar rrugën e re të hapur, ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër me premtime KÇK.

Sot dua të themi se çfarë do bëjmë konkretisht. Unë dua të fokusohem te hapat konkretë për taksat.  Masat tona janë të studiuara dhe të planifikuara për t’u zbatuar. Të tyret janë premtime për t’u lëshuar për t’i marrë era e vjeshtës. Në atë çadër janë mbledhur të gjithë çufot dhe bubat kaçurrelë. Sot e kemi pagën minimale 300 mijë lekë. Është shumë më shumë se ishte duke e rritur çdo vit. Ne synojmë ta çojmë pagën minimale në 40 mijë lekë deri në fund të mandatit të tretë", u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se  duke nisur nga 1 Janari i vitit 2022 PS do ta heqi taksën mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë. "Kjo do të thotë që duke nisur nga viti i ardhshëm 63% e të punësuarave të Shqipërisë nuk do kenë taksë mbi pagë, Të gjitha do i çojnë të gjithë. Sigurimet shëndetësore do i paguajnë të gjithë se ato janë për të siguruar shëndetin”, tha Rama.

Gjithashtu një tjetër nga objektivat që parashtroi kryeministri Rama është edhe rritja e pagës së administratës, do ta çojmë deri në 850 mijë lekë në muaj.

Për të gjithë ata që marrin më shumë se 200 mijë lekë dhe më pak se 1.2 milion dhe u zbatohet taksa e sheshtë, është rreziku i vërtetë. Të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milion, paguajnë më shumë seç paguajnë sot nga KÇK-ja, me taksën e sheshtë. Sepse kush paguhet më pas, paguan më pak. Në total të gjithë shqiptarëve me taksën tonë u kemi lënë në 8 vjet, 1 miliardë dollarë, që nuk u ka mbledhur më shteti dhe ua ka lënë në tryezën e shqiptarëve. Le ta marrin ata vetë e ta studiojnë diferencën”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy