“Zbuten” marrëdhëniet Francë-Itali, një telefonatë e Matarelës rikthen ambasadorin francez në Romë

“Zbuten” marrëdhëniet Francë-Itali, një telefonatë e Matarelës rikthen ambasadorin francez në Romë

Çtensionohen marrëdhëniet Francë-Itali. Ministria e Jashtme franceze ka njoftuar rikthimin e përfaqësuesit të saj diplomatik në Romë.

“Ambasadori i Francës, Christina Masset, rikthehet sot në Romë, ka thënë për mikrofonin e RTL-së ministrja franceze për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau.

“Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka telefonuar presidentit Macron. Gjatë bisedës është theksuar rëndësia që ka miqësia Francë-Itali për të dy vendet. Kemi dëgjuar disa liderë politikë që shkuan larg me fjalë apo sjellje, të cilat unë i konsideroj jo miqësore dhe të papranueshme”, ka thënë ajo.

Shefja e diplomacisë franceze ka kujtuar deklaratat e dy zëvendëskryeministrave italianë në dy muajt e fundit.

"Kemi dëgjuar Salvinin të thotë se nuk donte një luftë me Francën - vazhdoi Loiseau. - Dëgjuam edhe Di Maion të thoshte gjëra të komplikuara, ishte vetë ai që e vuri veten në një situatë shumë të komplikuar. Mendoj se italianët kanë nevojë për Francën, kështu që le të punojmë së bashku", ka përfunduar ajo.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy