
Alarmi për krizën në bujqësi është ngritur prej kohësh, ndërkohë specialistët e bujqësisë e paraqesin atë edhe më të zymtë. Opozita jo në pak raste ka dhënë propozimet e saj mbi këtë situate, duke dalë dhe me skema konkrete.
Lidhur me këtë, Kryetari aktual i PD Lushnje, Eduart Sharka i cili ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të shoqatës së fermerëve në MCN Live e ka cilësuar si moment kritik situatën në bujqësi dhe atë të fermerëve ndërsa kërkoi dhe ndërhyrje të menjëhershme.
‘Bujqësia vazhdon të mbetet në momente kritike sidomos vitin e fundit për shkak të problemeve të mbartura. Por tani kriza është thelluar sepse kemi një kosto të lartë në bujqësi kemi atë që quhet kriza tregut ku fermerët kanë dështuar të shesin produktet e tyre. Pikërisht për këtë ne dje në emër të Partisë Demokratike bëmë disa kërkesa për të nxitur fermerët të mbjellin tani në vjeshtë sepse është në gjendje kritike bujqësia, është braktisur. Retorika dhe atë çka ka bërë kjo qeveri e ka të qartë se nuk i intereson bujqësia dhe fermerët. Kjo qeveri ka qasje jo të mirë për këtë sektor. Të gjithë vendet e rajonit në kushtet e krizës ndihmuan, qeveria jonë dha 0 ndihmë, madje rriti dhe barrën fiskale. Paketa e vitit 2021 ishte katastrofike.
Më tej duke ju referuar tregjeve, konkretisht atij të grurit, Sharka bëri të ditur se qeveria është duke mbajtur një qëndrim absurd dhe se nuk po ndjek aspak qasjen e duhur.
Është një qëndrim sot kemi paqëndrueshmëri të madhe të tregjeve sidomos për grurin dhe duhet një studim i studiuar mirë. Fondi që alokoi qeveria ditët e fundit është i konsiderueshëm, por kriteret janë diskriminuese dhe nuk plotësohen duke përjashtuar 70% të fermerëve. Fermerët duhet të kenë mbjellë mbi 1 hekatrë grurë që ata të përfitojnë, por në kushtet që jemi ne, 5% e fermerëve kanë këtë mundësi. Nëse do shkonte direkt te fermeri është ndihmë e konsiderueshme, por duhet të hiqen kriteret burokratike sepse janë të papranueshme dhe të paplotësueshme. Fermerët nuk aplikojnë fare kur mendojnë se ajo që harxhojnë është më e madhe se ajo që do përfitojnë.
Sa i përket skemës së naftës për fermerët, Sharka tha se ajo është e pamjaftueshme.
Harxhojnë miliona lekë fonde për reklama për sensibilizimin e fermerëve për të aplikuar. Nafta duhej që në mars duhet dhe tani në vjeshtë, por gjysma e fermerëve që kanë aplikuar se kanë marrë. Fondi nuk mjafton dhe fermerët kanë marrë vetëm gjysmën.70 % e fermerëve i kemi në emigracion, naftën po e përfitojnë ata që nuk kanë toka.



