Vendimi i papritur i Kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e PS-së nga gara e Kavajës duket se u prishi Festën me birra të rinjve në Kavajë. Pasditen e së premtes të rinj dhe të reja në Kavajë nën ritmin e lartë të muzikës kishin nisur festën e mbylljes së fushatës së kandidatit Shehi, por ajo që do mbahet mend për ta do të jetë vetëm sasia e madhe e birrës pasi zgjedhjet u anuluan.



