
Fatmir Bashli nga Shkodra, njihet për batutat e tij dhe humorin e tij të hollë që prej shumë vitesh ka argëtuar të gjithë në qytetin e tij.
Tash së fundmi, prej dy vitesh ai me familjen e tij ka kaluar për të jetuar në Francë, nga ku për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për jetesën e re dhe faktin se humori e mban gjallë edhe në mërgim.
Prej dy vitesh jetoj në Francë, dhe besomëni nuk di asnjë fjalë frëngjisht. Në Shkodër unë kam ndenjur me njerëz të humorit, artistë dhe këngëtarë, të cilët më kanë mbushur jetën dhe jemi argëtuar bashkë.
Tani këtu mundohem të punoj, por kam ardhur më shumë me insistimin e familje, vajza e vogël është mirë më mësime, dhe më ndihmon si përkthyese, meqë nuk di gjuhën.
Megjithatë këtu kemi krijuar një komunitet tonin, kam nga Korça, Lushnja, Kosova, dhe mblidhemi bashkë, bëjmë batuta.
Gjithë jetën e kam kaluar me gaz e të qeshura dhe mundohem edhe në rrjete sociale të përçoj pozitivitet e hare.



