Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet ndeshja hapëse e sezonit në Abissnet Superiore, mes Egnatias dhe Skënderbeut, e cila do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.
Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë përballje dhe do të kërkojnë të nisin sezonin me fitore.
Në krahun tjetër, Skënderbeu u rikthye në Superiore, pas një viti në Kategorinë e Parë dhe pritshmëritë për skuadrën e Gvozdenovic janë të mëdha.
Pak minuta para sfidës, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dwamena.
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dwumfour, Liço, Rashica.



