
Një firmë e drejtuar nga vajza e Bruce Lee ka hedhur në gjyq një fast-food kinez për përdorimin e imazhit të yllit legjendar të kung fu-së në logon e tij pa leje dhe po kërkon një dëmshpërblim mbi 210 milionë juanë (30 milion dollarë), raporton media kineze “The Pape”.
“Bruce Lee Enterprises me qendër” në Kaliforni, kryetari i së cilës është Shannon Lee, e ngriti çështjen në gjykatë kundër zinxhirit të fast-food-eve “Real Kungfu”në Shangai të Mërkurën, duke kërkuar që të ndalohet përdorimi i figurës dhe të paguhen 88 000 juan shtesë për të mbuluar shpenzimet ligjore.
Ai gjithashtu kërkoi që zinxhiri të bëjë njoftime për 90 ditë për të sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me Bruce Lee. “Real Kungfu” u themelua në vitin 1990 dhe ka dyqane në mbi 57 qytete kineze.
Logoja e tij ka një burrë pamja dhe qëndrimi i të cilit janë të ngjashme me Bruce Lee dhe pozën e tij të famshme "gati për të goditur".
“Real Kungfu” tha se e kishte përdorur atë logo 15 vitet e fundit dhe se ishte e miratuar nga autoritetet kombëtare.
Kina është zotuar të përmirësojë mbrojtjen për të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të zbatojë dënime më të ashpra, një nga temat kryesore në mosmarrëveshjen tregtare të Pekinit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Reuters/



