Ekskluzive/ Gjykata lë në qeli Selim dhe Benet Gashin, dosja e plotë e pastruesve të arrestuar si mashtrues

Ekskluzive/ Gjykata lë në qeli Selim dhe Benet Gashin, dosja e plotë e pastruesve të arrestuar si mashtrues

Shëtitja turistike nga Finlanda te liqeni i Paskuqanit ka përfunduar me arrestimin e dy vëllezërve Kosovar. Ata inskekuan vjedhjen e makinës, ndërsa për 48 orë uniformat blu monitoruan çdo lëvizje nga Kamza në Kavajë për të zbardhur mashtrimin.

FactCheck ka mësuar ekskluzivisht se komisariati numër 5 në Kamëz është rajoni i tretë i policisë që dy vëllezërit Kosovar provonin për skemën e tyre të mashtrimit me siguracionin Finlandez.

Ata kanë trokitur edhe në komisariatin numër 1 edhe në komisariatin numër 2, ku janë referuar për shkak të ndodhjes gjeografike dhe kompetencës territorial të paraqiten tek 5 për denoncim.

Pasi janë dëgjuar më vëmëndje dhe mbajtur shënim çdo detaj nga kallëzim i tyre, policia e Kamzës bashkë me vëllezërit kanë mbërritur te Liqeni Paskuqanit.

Ata kanë treguar me pretendimet e tyre vëndim se ku kishin parkuar dhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë zbuluar një tjetër të vërtet.

Jo vetëm se automjeti BMW X6 s’ishte vjedhur në atë zonë, por as ishte parkuar kurrë dhe skishte qenë asnjëherë aty.

Vellzërit Gashi kishin qenë aty, por pa automejtin e pretenduar, por me një taksi në kuadër të planit të tyre të mashtrimit dhe kallëzimit të rremë.

Ja çfarë thuhet në dosje e siguruar ekskluzivisht nga FactCheck:

"Nga ana e policisë gjyqësore, pas kallzimit të marrë, është organizuar puna dhe jane parë kamerat që ndodhen në zonë, ku personat pretendojnë se u është vjedhur mjeti. Nga këqyrja e kamerave në zonë, nuk ka rezultuar se ky automjet, me të dhënat dhe karakteristikat e lartëpërmenduara të kishte lëvizuar në këto akse rrugësh. Duke qenë në këtë situate, i është kërkuar personit kallëzues për të dhënë të dhëna shtesë, në lidhje me lëvizjet e tij përpara se ai të vinte në vendin ku pretendonte se i ishte vjedhur automjeti. Shtetasi Selim Gashi deklaroi se kishte qenë në një hotel në afërsi të qendrës “Toptani”, gjë për të cilën janë bërë verifikime nepërmjet pamjeve filmike, nga ku thëniet e tij nuk korespondojnë me oraret e deklaruara prej tij.

 Duke qenë përballë këtyre fakteve të cilat ishin jo bindëse për faktin e kallëzuar nga ana e tij, policia gjyqësore është rikthyer dhe një herë për të parë dhe fiksuar kamerat në zonë dhe në rrugët që ai pretendonte se kishte lëvizuar ditën e ngjarjes. Nga kqyrja e kamerave te Lokal “Axx”, tek diga e Liqenit të Paskuqanit, ne oren 00:34 minuta u pa se ka ardhur një automjet Taksi, dhe prej tij kanë zbritur dy persona të identifikuar si shtetasit Selim Gashi dhe Benet Gashi, të cilët pasi kanë zbritur janë futur në pedonalen e liqenit. Pasi ju bënë prezent pamjet filmike, gjë e cila ishte në kundërshtim me thëniet e tyre, shtetasit pranuan faktin se nuk qëndronte kallëzimi, por kjo ngjarje ishte inskenuar nga ana e tyre, pasi makinën e kishin shitur në një servis”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy