Temperaturat deri në 37 gradë, parashikimi i motit nga e hëna në të premten

Temperaturat deri në 37 gradë, parashikimi i motit nga e hëna në të premten

Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Drupal Ad

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete  pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy