Shumë vite më parë, ajo u shfaq në kopertinën e “National Geographic” dhe fotoja e saj u bë e famshme në të gjithë botë. E cilësuar si “Monaliza e luftës afgane”, Sharbat Bibi tërhoqi vëmendjen e mbarë botës me sytë e saj jeshilë.
Policia pakistaneze e ka arrestuar atë në Peshavar. Sipas mediave lokale, gruaja kishte falsifikuar dokumentin e saj të identitetit dhe ato të dy vajzave të saj.
Në vitin 1984, fotografi Steve McCurry bëri foton e 12-vjeçares afgane në një qendër refugjatësh në Peshavar. 17 vjet më pas, ai u rikthye sërish atje dhe e gjeti të martuar dhe me tre fëmijë vogëlushen e dikurshme me sy jeshilë.



