Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të diskutohet sot në Parlament.
Javën e shkuar, ky projektvendim u bë shkak për debat mes maxhorancës dhe opozitës.
PD-ja nguli këmbë që diskutimet të zhvilloheshin të enjten e kaluar, por maxhoranca e shtyu debatin për të enjten e sotme.
Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë.
Por, bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e PD Lulzim Basha.



