Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari tha në studion e emisionit “Zonë e lirë” në MCN TV se sistemi i hierarkisë së drejtimit në Iran nuk bllokohet nëse vritet një lider.
Sipas Meçollarit Irani ka një sistem të decentralizuar.
Irani nuk e ndjeu shumë goditjen e lidershipit. Befasia strategjike që përdorën amerikanët dhe izraelitët i shkundi ditët e para, por arritën ta marrin veten.
Sistemi i hierarkisë së drejtimit në Iran është i tillë që ti nuk e paralizon situatën, sistemin e drejtimit duke vrarë një lider. Ata kanë sistem të decentralizuar, janë lehtësisht të zëvendësueshëm.
Më tej, Meçollari tha se pika më delikate vijon të jetë ngushtica e Hormuzit që ka krijuar presion ndërkombëtar. Sipas Meçollari pas datës 6 prill, Trump do e zgjidhë se është në lojë dinjiteti i SHBA-ve.
Pika më e dobët është ngushtica e cila ka krijuar efekt global. Goditja me raketa është për mua në fazën përfundimtare. Do të vijojë dhe pak dhe iranianëve mesa duket do u mbarojnë raketat.
Hezbollahu po luftohet brenda në Liban. Hamasi nuk po ndjehet dhe Houthi tani ka nisur të reagojë. Pika më delikate është Hormuz që krijon presion ndërkombëtar. Pas datës 6 prill Presidenti Trump do ta zgjidhë se është i detyruar. Nuk ka rëndësi si filloi kjo luftë, është në lojë dinjiteti i SHBA-ve.



