Blinken, tre orë me Zelensky-n në Kiev/ Mesazhi i Sekretarit amerikan të Shtetit

Blinken, tre orë me Zelensky-n në Kiev/ Mesazhi i Sekretarit amerikan të Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kaluan rreth tre orë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ekipin e tij të lartë në Kiev.

"Ky ishte i gjithë fokusi i vizitës sonë. Ne donim të fokusoheshim në punën që duhej bërë për të parë planin e lojës që kemi, se si po ecim përpara në të gjitha këto linja të ndryshme përpjekjesh," tha Blinken.

I pyetur nga një gazetar se çfarë kishin parë gjatë rrugës për në kryeqytet, Blinken tha se kishin marrë një tren nga Polonia JugPerëndimore për në Kiev.

“Pra, ne nuk pamë shumë, përpos pamjes nga nga dritarja e trenit. Në Kiev shkuam drejt e në pallatin presidencial."

Kryediplomati amerikan tha se nuk pati shumë mundësi për të biseduar me ukrainasit e zakonshëm. Ai u shpreh se sovraniteti dhe pavarësia e Ukrainës do të jenë më jetgjata se sa pushteti i Putinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy