Presidenti kinez Xi Jinping "më dha fjalën" se Pekini nuk do t'i shesë armë Rusisë.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e djeshme gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Joe Biden.

“Kam pasur një bisedë telefonike me liderin e Kinës. Ai tha se nuk do t'i shesë armë Rusisë. Do të shohim. Më dha fjalën”, tha Zelensky në Itali.
Udhëheqësit e G7 e mirëpritën Volodymyr Zelensky me krahë hapur në Itali të enjten, duke njoftuar një hua prej 50 miliardë dollarësh dhe një marrëveshje për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Kievin të mbrohet.



