
Posti i ministrit të Shëndetësisë rrezikon të prishë koalicionin mes LSDM dhe “Aleancës për Shqiptarët” në Maqedoni. Takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të ASH, Zijadin Sela ka përfunduar pa rezultat, pasi “Aleanca për Shqiptarët” refuzon postin e zëvendëskryeministrit.



