Peqin /Zjarret vijojnë me intensitet të lartë, qindra forca zjarrfikëse ne terren

Peqin /Zjarret vijojnë me intensitet të lartë, qindra forca zjarrfikëse ne terren

Zjarret në territorin e Bashkisë Peqin vijojnë me intensitet të lartë edhe mëngjesin e kësaj të shtune, me vatra aktive në njësitë administrative Përparim dhe Pajovë.

 

Operacioni për shuarjen dhe izolimin e flakëve ka nisur që në orën 05:00, ndërsa në terren janë angazhuar qindra forca zjarrfikëse, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonave të prekura.

 

Në operacion marrin pjesë dhjetëra mjete nga 11 bashki, të pozicionuara edhe pranë banesave për mbrojtjen e tyre, ndërsa ekipe të tjera po punojnë për hapjen e brezave mbrojtës dhe izolimin e vatrave.

 

Deri tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat apo gjënë e gjallë. Bilanci i deritanishëm përfshin vetëm një banesë të vjetër dhe të pabanuar, e cila u përfshi nga flakët gjatë ditës së djeshme dhe sipërfaqet me ullinj, arra dhe bimësi të egër.

 

Ndryshimi i drejtimit dhe forcës së erës vijon ta vështirësojë ndërhyrjen. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa edhe sot pritet ndërhyrje nga ajri, krahas operacionit nga toka për shuarjen dhe izolimin e vatrave aktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy