
Viti i ri nis me avaze të vjetra të spekulimeve mediatike. Këtë herë në mënyrë të turpshme dhe krejt të papërgjegjshme është përhapur një lajm për ndarjen nga jeta të aktorit, artistit të merituar Mirush Kabashi. MCN kontaktoi me z. Kabashi i cili me humor u shpreh se nuk ishte shqetësuar për vdekjen e tij por për miqtë dhe opinionin publik që ka reaguar me shqetësim për vdekjen e supozuar të aktorit të mirënjohur shqiptar. Z. Kabashi gëzon shëndet të plotë dhe sqaron opinionin publik se lajmi për vdekjen e tij është i rremë dhe tërësisht spekulativ. Mirush Kabashi ka një kontribut të jashtëzakonshëm në teatër por edhe në kinematografinë shqiptare me dhjetëra role karakterialë. Përveç titullit "Artist i Merituar" ai mban edhe titujt "Nderi i Kombit" dhe "Mjeshtër i Madh i Punës".
MCN TV



