Një vëzhgim nga afër i mjerimit të 80 vjecares së braktisur nga shteti

Një vëzhgim nga afër i mjerimit të 80 vjecares së braktisur nga shteti

Mbetjet që Edi Rama po ia përcjell qytetarëve si shpëtimin ekonomik të vendit, janë në fakt një mjerim. Janë biznes për klientët e tij dhe për mafian e plehrave, por për njerëzit janë shkatërrim. Safije Cani është 80 vjeçe banon në Laprakë, dhe jeton duke rrënuar nëpër kazanët e plehrave. E braktisur në çdo drejtim nga shteti, paratë që nxjerr nuk i dalin as per të paguar dritat, as për ilaçe. Sekretari i PD-së për Aksionin Qytetar pa nga afër kushtet e vështira ku jeton 80 vjeçarja.

“Jam 80 vjeç dhe jetoj vetëm. Mbledh kanaçe përditë, mos i paça kalamajtë. Fëmijët kanë ikur në Azil. Nuk kam askënd”, thotë ajo.

Salianji: Sa lekë fiton me këto?

E moshuara: 500 lekë, 500 të vjetra në ditë.

Salianji: Dritat kur t’i kanë prerë

E moshuara: Prej dy vjetësh. Vetëm një llampë kam këtu (në kuzhinë) dhe në korridor.

Ajo thotë se askush nuk interesohet për jetën e saj, shteti e ka braktisur.

“S’ka ardh kërkush. Vetëm jam këtu. Nga bashkia nuk duket kurrkush. S’kam parë kërkënd dhe asnjeri nuk më ndihmon. Nuk vjen asnjeri të më shohë”, thotë e moshuara.

Salianji: “Këtu tek ty mund të vijnë vetëm për fushatë për reklamë me kamera. Ja kështu si ti për tek plehrat i thotë qytetarëve shqiptarë se do të punësojë 30 mijë veta, ja kështu si ty do të punësojë njerëz, me 500 lekë të vjetra në ditë apo një mijë lekë e ta mbushë Shqipërinë plot me plehra. Ndërkohë Rama fiton 150 milion euro nga kjo. Ky godet të varfërit, godet njerëzit e pamundur si ti dhe bën lek për të pasurit dhe njerëzit e tij. Po ilaçet, shëndetësinë a ta kanë dhënë falas”?

E moshura: Jo, jo nuk më japin asgjë falas, i kam blerë dhe shtrenjtë. Mezi më del se duhet dhe të ha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy