
Në fshatin Kallm të Fierit, shkarkesat atmosferike kanë goditur kavaleta me dengje bari për blegtorinë. Ka qenë një rrufe ajo që ka goditur kavaletën, e cila është përfshirë nga flakët menjëherë.
Më shumë se 3000 balla me bazë ushqimore janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu magazinat e dy vëllezërve Agim e Dule Dogani.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt thotë fermeri Agim Dogani teksa thekson se dëmi ekonomik kap vlerën e 3 milionë lekëve të reja. Përballë kësaj situate Agim Dogani apelon për ndihmë pasi bagëtitë mbeten pa ushqim.
Ne kishim barin këtu se s’kemi vend ku ta mbajmë. Kishim gjithsej 3000 dengje bar. Rrufeja qe e fuqishme. Nuk bënte dot gjë zjarrfikësja. Ne nuk kemi çfarë t’i hedhim bagëtisë po kemi bagëti plot, lopë. Me ato ushqehemi. Na erdhi kryeplaku do shkoni këtu do shkoni atje. Por lopët duan të hanë sot. Duam të na ndihmojnë pasi nuk kemi me çfarë ti ushqejmë lopët.



