Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, deklaron se një pjesë të drogave që përdoren nuk i njohim dhe se disa prej tyre shkaktojnë dëme të pakthyeshme në sistemin nervor.
Duke folur për MCN Live, Softa denoncoi se çdo vit dhe më tepër në festat e grupeve rinore përdoren droga, kokteje të ndryshme, të cilat shpesh përfundojnë në mbidoza dhe shkaktojnë vdekje, pasi kanë bazë sintetike.

Rastet që do të kapen duhet të ekzaminohen dhe të përcaktohen se çfarë lloji janë, se nuk e dimë se çfarë lloji janë.
Kokteji vjollcë në Teksas, është një përzierje që ka bazë opiumin dhe elementë të tjerë.
Njerëzit nuk e dinë efektin që kanë dhe i përdorin në raste festash.
Përdorimi i drogave të tilla në rastin e një feste, krijojnë varësi dhe dëme të pakthyeshme në sistemin nervor.
Një pjesë e drogave që tentojnë të hyjnë në Shqipëri, nuk i njohim ende.
Drogat vijnë me doza jo me kilogramë, një pjesë e tyre nuk detektohen dot nga pajisjet.
LSD, ajo që quhet kërpudha magjike është një produkt gjysmë sintetik, është një tip bakteri që ndodhet te disa barëra apo te thekra, kjo lloj lënde ka disa efekte të rrezikshme dhe është legalizuar vetëm në Norvegji.
Duhen shtuar fushatat sensibilizuese, por edhe ndëshkimet në lokalet ku përdoret.
Aq më tepër kur infrastruktura e tyre, banaku apo kamarierët i vendosin në përdorim. Vijnë si turistë me një çantë të vogël nxjerrin pushimet.
Po ata që nën efektin e drogës drejtojnë makinën, janë një bombë që ecin.



