Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë përpjekjet e liderëve të NATO-s në Madrid për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, raportoi të premten Anadolu Agency.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Erdogan refuzoi një propozim për t'u ulur me kryeministrin grek në një përpjekje për të depërshkallëzuar tensionet e rritura midis dy fqinjëve, sepse "Athina vazhdon të militarizojë ishujt e Egjeut".
Komenti i Erdogan vjen pasi Mitsotakis tha të enjten se kanalet e komunikimit duhet të mbeten të hapura midis Athinës dhe Ankarasë pasi Erdogan muajin e kaluar ndërpreu të gjitha lidhjet me kryeministrin grek.
Megjithatë, duke u kthyer nga Madridi, Erdogan vazhdoi të ishte shpërfillës ndaj kryeministrit grek/
“Për sa kohë që ai nuk e mbledh veten, nuk është e mundur që ne të takohemi”, tha Erdogan, sipas Reuters.



