
Marina mbretërore britanike ka njoftuar se e ka pikasur një luftaanije ruse në Detin Verior, shumë pranë ujërave territoriale të Britanisë. Sipas BBC, në njoftimin zyrtar për media, marina tha se një luftanije britanike është nisur para tri ditësh për monitorimin e luftanijes së Rusisë, Admiral Gorshkov, në kohën kur ajo lëvizte në Detin Verior. Marina mbretërore tha se luftanija britanike, HMS St Albans, e ka vëzhguar anijen ruse gjatë ditës së djeshme, teksa nga Moska nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me ngjarjen.Sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Gavin Ëilliamson, pas incidentit ka thënë se ai “nuk do të hezitojë në mbrojtjen e ujërave britanike ose nuk do të tolerojë çfarëdo forme të agresionit”. Ngjarja vjen pak ditë pasi autoritetet britanike dhanë alarmin se Rusia është rrezik potencial për sulme ndaj kabllove nënujor të internetit.



