Vriten 10 persona në Guayaquil, qyteti në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të dhunës dhe karteleve të drogës

Vriten 10 persona në Guayaquil, qyteti në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të dhunës dhe karteleve të drogës

Të paktën 10 persona u vranë në një sulm të armatosur në Guayaquil, porti kryesor i Ekuadorit dhe qendra ekonomike që ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së dhunës dhe trafikut të drogës.

Një dëshmitar i sulmit të fundit, i cili kërkoi të mos identifikohej, i tha AFP se "pati  të shtëna në një vend ku disa njerëz po pinin, kur një grup agresorësh me motoçikleta erdhën dhe i dhanë fund jetës së atyre që ishin këtu".

Policia nuk ka raportuar ende për asnjë të arrestuar. 

Qyteti është kthyer një nga qendrat gjithnjë e më të përgjakshme të vendit, ndërkohë që ka një lufte në terren midis bandave rivale të trafikut të drogës. 

Pozicioni i qytetit portual në bregun e Paqësorit e bën atë një pikë strategjike për nisjen e dërgesave të drogës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Që nga 1 prilli, Guayaquil ka qenë nën një gjendje të jashtëzakonshme, e cila lejon ushtrinë të mobilizohet në rrugë dhe të zbatojë shtetrrethimin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy