
Një raketë anti-tank u lëshua nga Libani jugor në Avivim, një fermë izraelite më pak se një kilometer larg nga vija blu që kufizohet me vetë Libanin. Ushtria izraelite tha se urdhëroi gjithashtu hapjen e të gjitha strehimoreve në zonat 4 kilometra nga kufiri dhe urdhëroi që civilët të qëndrojnë në shtëpi. Sipas radios ushtarake, Izraeli po përgjigjet me të shtëna tankesh në Liban ndaj raketës së lëshuar në territorin e shtetit hebre. Sipas të njëjtit burim, raketa nga Libani synonte të godiste një patrullë ushtarake.



