Një gropë gjigante që u shfaq papritur në mes të rrugës në një qytet të Japonisë është zhdukur po aq shpejt sa u hap.
Gropa me përmasat e një pallati u hap më 8 nëntor, por vetëm pak ditë më vonë në rrugë nuk ka asnjë gjurmë të saj.
Ashtu si në rastin e rindërtimit pas cunamit të vitit 2011, kjo provon edhe njëherë eficiencën e inxhinierëve dhe punëtorëve japonezë.
Pavarësisht çarjes së tubacioneve të nëndheshme, që kanë gërryer një pjesë të madhe të rrugës, ajo është kthyer siç ka qenë brenda pak ditësh.



