Gazetarja Anduena Llabani deklaron se Dubai është parajsë fiskale juridike dhe penale, por se për të jetuar atje kërkohet një buxhet financiar i caktuar.
Duke folur për MCN Live, Llabani tha se ka shqiptarë që hynë në Dubai si krerë të grupeve kriminale, por kishin një buxhet të bollshëm.
Aktualisht janë 20 shqiptarë të kërkuar nga Interpol, dihet që baza ku jetojnë është Dubai. Por për shkak të marrëveshjeve që mungojnë, nuk mund të sillen në Shqipëri.
Po punohet për të mundësuar për disa individë në Dubai për tu sjellë në Shqipëri, por kjo është sfidë e drejtësisë shqiptare.
Institucionet atje kanë informacione për para të shtetasve shqiptarë, ku 6-7 prej tyre që jetojnë atje janë të dënuar me burg përjetë.
Deri tani shqiptarët kanë gjetur një parajsë atje, pasi nuk kërkohet informacion mbi burimin e të ardhurave atje, janë fuqizuar shumë jo të gjithë kanë mundësi për të vazhduar jetuar dhe investojnë atje.
Vitet e fundit shifra e shqiptarëve që jetojnë atje është dyfishuar, duke u larguar nga vendet e Europës për të shkuar atje.
Paratë që sjellin në Shqipëri, pjesa më e madhe 80% e parasë që hyjnë sot në Shqipëri është nga këta individë që jetojnë atje.
Në vijim shtoi se SPAK dhe institucionet e tjera hetimore duhet të vihen në lëvizje duke u nisur dhe nga shumë deklarata apo gjëra që dalin mediatikisht, hetime të nisura kryesisht në këtë pikë nuk kemi.
Shtetet e tjera si Belgjika, Anglia, Franca kur është bërë fjalë për grupet kriminale që janë hetuar në vendet respektive dhe për shkak të hetimeve paralele të hapura në Shqipëri, gjëja e parë që është bërë është kërkuar paraja.
Rasti i Toyota Yaris është rasti tipik kur një shtet ndjek paratë.
Sot SPAK pjesën më të madhe të krimit ekonomik apo korrupsionit, gjëja e parë që ka filluar të bëjë është hetimi pasuror i këtyre individëve, marrja e pronave, sekuestrimi i tyre.
Nuk është se e kanë dhënë akoma rezultatin e tyre. Ne sot kemi individë që i dimë prej vitesh, kanë banka i kanë jashtë vendit.
Kanë qenë pushtetarë para 20 vitesh, kanë qenë aktiv në politikë, dhe jo vetëm në biznes dhe kanë hapur banka në vende të ndryshme, afër dhe larg Shqipërisë.
Kemi drejtues politikë që kanë llogari bankare në bankat e Zvicrës, Luksemburgut, Anglisë, Amerikës, por deri këtu nuk është shkuar.
Në momentin që i drejtohesh ministrisë së Drejtësisë dhe i thua për vitin 2023, sa letërporosi kanë ardhur nga vendet europiane për hetimet që kryen SPAK.
Kemi drejtues bashkish, zyrtarë të lartë që kanë llogari bankare janë jashtë vendit.
Pse Dubai i lejon paratë e pista? E vetmja gjë që nuk lejon është kryerja e një vepre penale në Dubai.
Sot shqiptarët e kuptojnë se në Shqipëri nuk bëhet para, se do vritesh, do konfliktohesh, ndaj shumë shqiptarë kanë zgjedhur Dubain si parajsë fiskale.
Në Dubai është krijuar një task force që heton pasurinë e shqiptarëve.



