
Komisioni i Ligjeve ka nisur seancat degjimore me 7 kandidatet për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm. Pas kandidatit Arqile Koça, para komisionit të ligjeve për të prezantuar platformën e saj ishte prokurorja e Shkodrës Arta Marku.
Teksa ka paraqitur arsyet e pjesëmarrjes në këtë garë, Marku tha se beson tek transparenca e këtij procesi. Ajo tha se e sheh me rëndësi reformimin e sistemit të prokurorisë. Sipas Markut në sistem ka prokurorë me integritet dhe moral, të cilët mund t’i japin shumë vendit.
“Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës në prokurori. Vlerësimi nuk bëhet sipas meritës. Në sistem ka prokurorë me integritet dhe moral, të cilët mund t’i japin shumë vendit. Do bëj të mundur që përmes urdhrave dhe udhëzimeve të zbatohen drejt dispozitat e reformës në drejtësi dhe ligjeve të vendit. Nuk do ketë më komandime të prokurorëve pa kriter, pasi kjo e ka çrregulluar sistemin. Do të mundësohet ruajtja e sekretit hetimor. Dhe do përfaqësoj me dinjitet e integritet, institucion, dhe o mbaj marrëdhënie korrekte me të gjithë aktorët në vend dhe me ndërkombëtarët”, u shpreh prokurorja Arta Marku.
41-vjeçearja nga Puka, ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001. Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.



