Cenkollari: Emrat që çmoj në gazetarinë dhe median shqiptare

Cenkollari: Emrat që çmoj në gazetarinë dhe median shqiptare

Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, zëvendëskryeredaktorja e lajmeve në MCN TV, Klementina Cenkollari tregoi disa prej emrave që çmon në gazetarinë shqiptare.

Adi Krasta për Cenkollarin është nga ata gazetarë që me saktësinë e tij nuk të lë të shkëputesh nga ekrani dhe që për të ka qenë referencë. Pjesë e listës, penën e të cilëve e vlerëson ishin edhe Fatos Lubonja, Alfred Lela. Një tjetër emër që Cenkollari veçoi ishte edhe Ilva Taren si një nga ato gra që mbështesin gratë e tjera.

“Unë do ta nisja me Adi Krastën, nuk e di çfarë ka ai njeri që nuk të lejon të shkëputesh nga ekrani, saktësia e tij, ka qenë një referencë që në krye të herës. Më pëlqejnë shumë shkrimet e Alfred Lelës, e lexoj me kënaqësi. Fatos Lubonjën po ashtu e lexoj dhe çmoj penën e tij. Patjetër kam pasur mundësinë të punoj me një nga gazetaret që unë e çmoj, Ilva Tare dhe që hyn tek ato gra që mbështesin gratë e tjera. Ka qenë një suport shumë i madh për mua dhe dua edhe ta falënderoj. Po ikën dhe mendoj se do të lërë zbrazëti në median shqiptare. Ndërsa për sa u përket folësve të lajmeve, kam pëlqyer gjithmonë Erjona Shehun e cila është larguar por ka spikatur, edhe Mirela Milori për të cilën mendoj se është vlerë për median”, tha Cenkollari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy