Udhëzimi i ri, një seksion i posaçëm për hetimin e pasurive të krimit dhe korrupsionit (VIDEO)

Udhëzimi i ri, një seksion i posaçëm për hetimin e pasurive të krimit dhe korrupsionit (VIDEO)

Një organ i veçantë i përkohshëm do të ngrihet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimin pasuror ndaj personave të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar, trafikimin dhe korrupsionin.

Udhëzimi për ngritjen e kësaj njësie hetimore është lëshuar dje nga kryeprokurorja Arta Marku.

Afati i funksionimit të saj do të jetë deri në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Udhëzimi përcakton se prokuroria dhe policia gjyqësore duhet të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.

Pas marrjes së dokumentacionit, prokurorët e strukturës së posaçme nën mbikëqyrjen e drejtuesit të Krimeve të Rënda, duhet të vlerësojnë nisjen e hetimit pasuror.

Nëse duke u nisur nga hetimi, arrihet në përfundimin se duhet të vendoset sekuestro mbi pasurinë, atëherë prokurori i çështjes ia kalon rastin strukturës së posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy